Ambasadori i Kosovës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, z. Florijan Qehaja, uron Izet Mexhitin

nga Redaksia

Shkup, 19 tetor – Ambasadori i Kosovës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, z. Florijan Qehaja, uron Izet Mexhitin për fitoren e tij të padiskutueshme, shkruan Zhurnal.mk.

Në mesazhin e tij, ambasadori Qehaja shpreh gëzim për rezultatin dhe vlerëson punën dhe angazhimin e bërë së bashku me Mexhitin si lider që ka punuar për të avancuar agjendën ndër-shtetërore. Ai thekson se, megjithëse Mexhiti do t’i mungojë ekzekutivit dhe nivelit qendror, qytetarët e Çairit kanë nevojë për një profil si i tij që do të zhvillojë këtë komunë të rëndësishme me shumicë shqiptare.

Deklarata e ambasadorit përfundon me urime të ngrohta për suksesin e ardhshëm të Izet Mexhitit në detyrën e re dhe me shpresën që bashkëpunimi ndërmjet institucioneve të dy shteteve të vazhdojë, shkruan Zhurnal.mk.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More