“Liri për Palestinën” – marsh protestues në Shkup

nga Xh M

Shkup, 1 nëntor – Bënë thirrje për drejtësi, përgjegjësi dhe solidaritet, duke kërkuan nga autoritetet e vendit ta njohin gjenocidin dhe të veprojnë sipas të drejtës ndërkombëtare.

Fokusi ishte për dërgimin urgjent dhe të papenguar të ndihmës humanitare në Gazë dhe për një rindërtim të drejtë të udhëhequr nga populli palestinez.

Organizatorët theksuan se ndalimi ose kushtëzimi i ndihmës është shkelje e së drejtës ndërkombëtare dhe kërkuan mbikëqyrje aktive dhe llogaridhënie nga qeveritë dhe institucionet ndërkombëtare për çdo pengesë.

Marshi nisi para monumentit “Simfonia e Paqes”, vazhdoi drejt Kuvendit dhe përfundoi te Ministria e Punëve të Jashtme.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More