Delegacioni i PE-së viziton vendin, Rusopulos: Avancimi juaj është i shkëlqyer

nga Xh M

Shkup, 3 nëntor – Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës pa rezervë e përkrah Maqedoninë e Veriut në rrugën e saj eurointegruese. Ky është vlerësimi i kryetarit të kësaj asambleje, Teodoros Rusopulos, i cili është në vizitë në RMV. Para deputetëve të Kuvendit, ai tha se në 30 vitet e kaluara vendi ynë si anëtar i Këshillit të Evropës dëshmoi se pjekuria morale nuk matet me madhësi, por me kapacitetin që të dëgjohet, ndjehet dhe të pranohet si e tillë.

“Kam vizituar vendin tuaj disa herë në role të ndryshme edhe atë si gazetar kur isha korrespondent gjatë kohës së luftës në vitet e 90-ta dhe më pas isha për vizitë të këtij shteti si ministër i Greqisë. E ardhmja jonë është në Evropë, por përgjegjësia jonë është këtu, duhet t’u dëshmojmë etnive të vogla se mund të jetohet në paqe dhe demokraci. Dhe ju patët sukses në këtë. Avancimi juaj është i shkëlqyer. Si kryetar i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, si dhe si politikan që vjen nga vendi fqinj Greqia, jam tej mase i nderuar se sot dëshmoj se jeni dëshmia e gjallë e fjalëve të Kiro Gligorovit, i cili mbahet mend për qetësinë e tij dhe besimin në pavarësinë dhe bashkëjetesën.”, – deklaroi kryetari i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Teodoros Rusopulos.

Sipas Rusopulos, secila gjeneratë duhet të shkruajë kapitullin e saj, jo që të ndryshojë mendimin, por të mbajë në jetë premtimin se ligji do t’i mbrojë të pafuqishmit dhe se e vërteta do të ngadhënjejë mbi propagandën dhe se do të mbetet dinjiteti njerëzor, që do të reflektojë civilizimin. Në kuadër të vizitës së tij, Rusopulos u takua me kryeparlamentarin Afrim Gashin dhe me kryetaren e delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Marija Petrushevska, në APKE.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More