Demokratët fitojnë zgjedhjet për guvernator në Virxhinia dhe Nju Xhersi

nga D. V.

Kandidatët demokratë fituan zgjedhjet për guvernator në shtetet amerikane të Nju Xhersit dhe Virxhinias.

Sipas komisionit  të zgjedhjeve Mikie Sherrill, 53 vjeçe, fitoi ndaj republikanit Jack Ciattarelli në Nju Xhersi. Ndërsa Abigail Spanberger, 46 vjeçe, gjithashtu fitoi në Virxinia kundër republikanes Winsome Earle-Sears, duke u bërë gruaja e parë që mban këtë post.

Fitoret në këto dy shtete japin një shtysë për demokratët , ndërsa  ata përgatiten për zgjedhjet e ardhshme të mesmandateve për Kongresin amerikan vitin e ardhshëm.

Për presidentin amerikan Donald Trump dhe republikanët,  fitoret e demokratëve përbëjnë një pengesë. Kandidatët republikanë të humbur në të dyja shtetet kishin marrë qëndrime të qarta pro-Trump gjatë fushatës zgjedhore.

Fitoret erdhën ndërkohë që demokrat  i majtë, Zohran Mamdani, fitoi gjithashtu  garën për kryebashkiak të qytetit të Nju Jorkut.

Ish-presidenti demokrat Barack Obama uroi të gjithë kandidatët demokratë që dolën fitues në zgjedhje të ndryshme në të gjithë vendin, përfshirë votat rajonale dhe lokale.

“Është një kujtesë se kur bashkohemi rreth liderëve të fortë dhe të përparuar që kujdesen për çështjet që kanë rëndësi, mund të fitojmë,” shkroi Obama në platformën sociale X në mëngjesin e së mërkurës. “Ende kemi shumë punë për të bërë, por e ardhmja duket pak më e ndritshme”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More