Hapet zyra “VMRO-DPMNE Shqipëri” në Tiranë, Mickoski i pranishëm

nga D. V.

Shkup, 21 nëntor – Në Tiranë mbrëmë u hap zyra e re e Shoqatës “VMRO-DPMNE Shqipëri”, në prani të një numri të madh komunitetit pakicë maqedonas.

I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe kryetari i VMRO-DPMNE-së dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski. Ai në fjalimin e tij theksoi rëndësinë që maqedonasit në Shqipëri të kenë mundësi të organizohen, të ruajnë kulturën, gjuhën, traditën dhe identitetin e tyre.

Ai nënvizoi se një liri e tillë nuk u mundësohet maqedonasve në rajonin e Pirinit në Bullgari, të cilëve edhe në shekullin XXI u pamundësohet regjistrimi i një shoqate joqeveritare dhe shprehja e lirë e identitetit të tyre.

“Ne jemi punëtorë, të durueshëm dhe të mençur, dhe ju siguroj se, qoftë tani apo në periudhën që vjen, do të arrijmë qëllimin tonë,” tha Mickoski.

Ai shtoi se shteti maqedonas do të jetë një shtyllë e fortë për maqedonasit në mbarë botën — një atdhe që i pret me duar të hapura të kthehen dhe të jenë së bashku me popullin maqedonas në Maqedoninë e Veriut.(INA)

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More