Tetovë, 30 nëntor – Partia Demokratike Shqiptare e Menduh Thaçit po vazhdon rioorganizimin politik të saj ku përçdo ditë po i bashkohen qytetarë e të rinjë nga i gjithë rajoni. Kështu sot kjo parti njofton se në selinë qendrore një numër i madh i tetovarëve u pritën nga koordinatori i kësaj partie Imer Aliu.
Partia Demokratike Shqiptare informon opinionin se procesi i riorganizimit po vazhdon me mbështetje të jashtëzakonshme nga qytetarët. Sot, një numër i madh tetovarësh – nga profile të ndryshme, të rinj e të moshuar – iu bashkuan PDSH-së, duke forcuar ndjeshëm energjinë e ringritjes së partisë.
Në këtë takim, koordinatori për riorganizimin, z. Imer Aliu, uroi mirëseardhjen për anëtarët e rinj në PDSH dhe theksoi se shqiptarët për çdo ditë po distancohen nga strukturat politike të kontrolluara nga qendra jo shqiptare, të cilat për vite e kanë penguar zhvillimin, përfaqësimin dhe dinjitetin politik të shqiptarëve në vend, dhe i bashkohen Partisë Demokratike Shqiptare.
Partia Demokratike Shqiptare falënderon të gjithë qytetarët që po i bashkohen këtij procesi dhe siguron se riorganizimi do të vazhdojë me vendosmëri në të gjitha komunat pa përjashtim.