Ndryshime në kodin zgjedhor, Mehmeti: Analiza, pastaj ndryshime të mirfillta

nga Xh M

Shkup, 7 dhjetor – Parlamenti në përpjekje për formimin e grupeve të punës që do të ndryshonin kodin zgjedhor për parlamentaret e 2028-ës. Dilemat janë nëse duhet të niset menjëherë me punë ose të pritet version qeveritar.

Analisti politik Ibrahim Mehmeti thotë se duhet parë ku janë problemet, të shoshiten mirë dhe më pas të propozohen ndryshimet me një debat të gjerë. Në të kaluarën ndryshimet kanë qenë të çastit, shum afër zgjedhjeve, jo të mirëfillta duke bërë që problemet zgjedhore të ripërsëriten.

Madje, gjitha këto janë gjetur në raportet e OSBE-së, sikurse lista jo të besueshme zgjedhore, mbikqyrje jo e mjaftueshme e financave, fushatë jo e drejtë për të gjithë kandidatët si dhe paqartësi për përgatitjet teknike të votimit.

“Nëse Maqedonia pretendon të bëhet shtet serioz demokratik, atëherë këto ndryshime do të duhet të bëhen në frymën e asaj që të mos kemi të njëjtat probleme. Mendoj se do të duhet të gjindet një mënyrë që jo vetëm dita e zgjedhjeve, por edhe procesi gjatë fushatës, madje edhe para fushatës dmth ato aktivitete ose veprimet e partive para fushatës zgjedhore, të cilat kanë të bëjnë me fushatën zgjedhore do të duhej të bëhen pjesë e monitorimit. Gjatë fushatës dhe para asaj ka problem të cilat do të duhet në njëfarë mënyre të sanksionohen me këtë kod”, u shpreh analisti politik Ibrahim Mehmeti.

Edhe partitë politike para disa muajve kanë shtruar kërkesa që të ndryshohet modeli zgjedhor. Kishte disa opsione, por më i zëshmi i kryeministrit Mickoski, për një njësi. U përfol edhe nevoja e listave të hapura. Ibrahimi spjegon se duhet bërë ndarje nëse duhet ndryshuar modeli ose rregullat.

“Duhet të shihet se ku është problemi, a është problemi te njësitë zgjedhore ose është problemi te rregullat, financimi I fushatave, regjistrimi i kandidatëve, siç kishim rastin tani në zgjedhjet lokale ku nuk ishte e qartë se sa vetë duhet të nënshkruhen. Këto janë ato që duhet të zgjidhen. Ndryshimi i njësive zgjedhore është temë në vete. Ne kemi folur edhe për listat e hapura, pra ka shumë gjëra. Mirpo kjo nuk duhet të jetë pjesë e eksperimenteve para se të bëhet një analizë”, theksoi Mehmeti.

Sipas Mehmetit duhet parë se çka i përshtatet modelit tonë të demokracisë, historikut pilitik 30 vjeçar, ndarjes së balancit të forcave, komponenta etnike që të bëhet zgjedhja e qëndrueshme që s’do ripërpunoheshin.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More