Minoski: “TVSH-ja ime” është projekt i mirë, një pjesë e mjeteve u kthehen qytetarëve

nga Xh M

Shkup, 17 janar – Ish-ministri i Financave, Kiril Minoski, në emisionin “Biznis21” në TV21, vlerësoi se projekti “TVSH-ja ime” është një nismë e mirë, pasi një pjesë e mjeteve të mbledhura nga tatimi mbi vlerën e shtuar kthehen drejtpërdrejt te qytetarët.

Sipas tij, ky projekt dërgon një mesazh pozitiv për qytetarët që paguajnë rregullisht tatime, duke i inkurajuar ata të kërkojnë dhe të mbledhin kuponë fiskalë.

“Në këtë mënyrë dërgohet një mesazh i mirë për njerëzit që paguajnë tatime. Segmenti i dytë lidhet me kontrollin në sferën tatimore, por që të ndihen të gjitha efektet pozitive të këtij projekti, sidomos në aspektin e kontrollit dhe lëshimit të kuponëve fiskalë, është e domosdoshme digjitalizimi i plotë i punës së Drejtorisë së të Ardhurave Publike, në koordinim edhe me institucionet e tjera”, tha Minoski.

Ai theksoi se vetëm përmes një sistemi të avancuar dhe të ndërlidhur digjital mund të përmirësohet kontrolli fiskal dhe të rritet efikasiteti i administratës tatimore.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More