Presidentja Siljanovska Davkova do të presë krerët dhe përfaqësuesit e bashkësive fetare

nga D V

Shkup, 16 maj– Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot do të presë krerët dhe përfaqësuesit e bashkësive fetare të shënuara në Kushtetutë: kreun e Kishës Ortodokse Maqedonase – Kryepeshkopata e Ohrit z.z. Stefan, kreun e Bashkësisë Fetare Islame Reis ul Ulema Haxhi Shaqir efendi Fetai, kreun e Kishës Katolike, peshkopin e Shkupit dhe udhëheqësin e dioqezës së Strumicës – Shkupit, Kiro Stojanov, kryetarin e Përfaqësisë Kishtare të Kishës Ungjillore – Metodiste, Emil Zaev, kryetarin e Bashkësisë Hebraike, Pepo Levi, si dhe drejtorin e Komisionit për Marrëdhënie me Bashkësitë Fetare dhe Grupet Religjioze, Darian Sotirovski.

Siljanovska Davkova ishte inauguruar më 12 maj në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, ku dha deklaratë solemne para Kuvendit pas çka filloi të rrjedhë mandati i saj pesëvjeçar si shefe e shtetit. Siljanovska Davkova është presidentja e gjashtë që nga pavarësia e shtetit dhe gruaja e parë e zgjedhur në këtë pozitë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More