Shkup, 18 qershor – Qeverisja dixhitale dhe mbrojtja e të dhënave, përdorimi i përgjegjshëm i inteligjencës artificiale ishin në focus të Konferencës Rajonale për Lirinë e Internetit e organizuar nga Rrjeti i gazetarëve Hulumtues Ballkanik.
“Kjo konferenc është një mundësi për të parë botën e medias dhe sfidat që sjell dixhitalizimi, qofshin ato dezinformata, sulmet kibernetike, bullizmi në internet dhe të gjithë spektrin e problemeve. Sfida është gjithandej edhe në BE, prandaj e ndryshuam legjioslativën, që të përmirsohet mbrojtja në Maqedonin e Veriut dhe rajonin. Ka sfida të mëdha prandaj duhet të kërkojm mbrojtje më të madhe të këtyre të drejtave.”, tha ambasadori evropian Dejvid Gir.