Kurti uron Mickoskin për pozitën e re: Nga rruga Prizren-Tetovë deri te mbrojtja e siguria, mezi pres të punoj me ju

nga D V

Prishtinë, 25 qershor – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar homologun e tij maqedonas, Hristijan Mickoskin për marrjen e pozitës së re.

Ai përmes një postimi në platformën X ka shkruar se Kosova dhe Maqedonia e Veriut nuk janë vetëm fqinjë, por aleatë dhe partnerë të ngushtë në orientimin në NATO.

“Urime për Mickoskin për zgjedhjen tuaj kryeministër i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Kosova dhe Maqedonia e Veriut nuk janë vetëm fqinjë, por aleatë dhe partnerë të ngushtë në orientimin në NATO, bashkëpunimin rajonal dhe integrimin në BE”, ka shkruar Kurti duke shtuar se “Nga rruga Prizren-Tetova deri te mbrojtja dhe siguria, pres me padurim të punoj me ju për të përmirësuar edhe më tej marrëdhëniet tona tashmë të forta dypalëshe”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More