Një pilot duhet të mbulojë tërë territorin e vendit nga zjarret, papërgjegjësi apo mungesë kuadrosh!

nga I.A

Shkup, 6 korrik –  Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim ka mbetur vetëm me një pilot për avionët Air Tractor, që dalin në terren kur vendi përballet me zjarre për shuarjen e të cilave nevojitet ndërhyrje nga ajri. Nga tre pilotë sa ishin gjithsej, dy prej tyre kanë dal në pension. Sezoni e verës për kundër përparësive të shumta që ka nuk përjashton edhe disa mangësi që nuk janë lehtë të tejkalueshme. Temperatura e larta ndikojnë dukshëm në ndezjen e zjarreve të ndryshme në zona mjaft specifike për vendin, sidomos pyjet. Nga këto zjarre përfshihen edhe shumë deponi ilegale, fusha, toka punuese e të tjera. Që i bie se institucionet përgjegjëse nuk brengosen e as shqetësohen të marrin masa për motivimin e pilotëve të rinj apo të gjejnë zgjidhje ideale që do të ndihmonte në këtë drejtim. Masat duhet të merren para se të ndodhin dëmet, shkruan Zhurnal.

Një pilot i vetëm barrën e të gjithë zjarreve të mundshme –

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim ka mbetur vetëm me një pilot për avionët Air Tractor, që dalin në terren kur vendi përballet me zjarre për shuarjen e të cilave nevojitet ndërhyrje nga ajri. Nga tre pilotë sa ishin gjithsej, dy prej tyre kanë dal në pension. Sipas Shoqatës Evropiane të Aviacionit Civil, vendi duhet të ketë patjetër se paku tre pilotë. Institucionet kompetente në vend, nuk ndërmorrën asnjë masë për të siguruar kuadrin e nevojshëm edhe pas pensionimit të dy pilotëve. Nga Qendra për Menaxhim me Kriza, thonë se në rast se vendi përballet me zjarr të përmasave më të mëdha, QMK ka në dispozicion 4 helikopter, nga të cilët njëri i Armatës, i cili ka kapacitet për rreth 2.5 ton ujë, duke shtuar se gjithashtu është urgjente që të zgjidhet çështja me mungesën e pilotëve për avioner Air Tractor.

“Do thoja se është e palejueshme që të mbetemi pa pilot në periudhë kur përballemi me faza të tilla të të nxehtit. Mendoj se këtë sezon do ta shtyjmë me angazhimin e pilotëve të pensionuar, por për sezonin tjetër duhet të sigurohet kuadër patjetër. Kemi 10 deri 20 zjarre në ditë, intensisteti i tyre është më i vogël dhe fikën më lehtë dhe fatmirësisht ditët e fundit nuk kishte nevojë për shuarje të zjarreve nga ajri, ndërsa ditët e kaluara helikopterët e policisë i kemi përdorur çdo ditë”, tha Angelov, drejtor i QMK-së.

Pagat e pilotëve në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim janë të ulëta, thotë Angelov, pasi sipas tij, ata manovrojnë me disa nga avionet më të komplikuar.

“Andaj, vlerësoj se këta persona m,eritojnë rroga më të larta. Kjo shumë parash nuk na ndikon neve si shtet, sepse bëhet fjalë vetëm për disa pilotë, gjithsej tre. Edhe ne si QMK, i bëmë kërkesë Qeverisë që t’i mundësohet Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim që të angazhojë pilotët e pensionuar. Me shumë gjasa kjo pikë do të shqyrtohet sot në Qeveri” – tha Angelov.

Drejtori i Drejtori për Mbrotje dhe Shpëtim, Bekim Maksuti, pak ditë më parë tha se pilotët në këtë Drejtori marrin paga prej prej 72.000 denarë dhe për këtë arsye ai thekson se është e nevojshme të bëhen rregullime të pagave në nivel shtetëror. Ai kërkon që të mundesohet pagë prej 300.000 denarë për t’i rikthyer në punë pilotët e pensionuar në mënyrë që të plotësohet kërkesa për aeroplanë zjarrfikës.

Mungesa e pilotëve si pasojë e pakujdesisë apo mos interesimi i kuadrove të rinj –

Në funksion të shuarjes së zjarreve këtë sezon do të jenë dy avionë të njohur si “air tractor”, po kjo flotë përballet me mungesë të pilotëve pasi tani për tani është vetëm një pilot që do të përfshihet në luftën kundër zjarreve. Veç kësaj, avionët do të jenë të gatshëm për intervenim nga fundi i qershorit dhe fillimi i korrikut pasi aktualisht ndodhen për servisim në Kroaci.

Kjo është e tmerrshme dhe tregues për papërgjegjësinë e institucioneve të vendit që as nuk brengosen e as shqetësohen për pasojat që mund të ndodhin nga ndezja e zjarreve. Me rëndësi ata për vete ndjehen të sigurt, pyjet fushat e malet por edhe shtëpitë e qytetarëve edhe nëse digjen në tërësi nuk krijon ndonjë tragjedi për ata.

Në vendin tonë është krijuar një shprehi katastrofale që masat merren pasi të shkaktohen dëmet. Pra, masa preventive apo parandaluese të dëmeve dhe pasojave që mund të ndodhin as që ndodhë të diskutohet e lëre më të praktikohet. E kjo po vërtetohet edhe njëherë në raport me përgjegjësinë për shuarjen e zjarreve.

Kjo ndodhë kështu për faktin që institucionet e vendit përkundër gjithë tragjedive që kanë ndodhur deri në këto momente nuk është se kanë dhënë llogari apo kanë mbajtur përgjegjësi. Prandaj, edhe ky komoditet i tyre nuk vjen rastësisht por si rezultat i mos përgjegjësisë në vazhdimësi. /Zhurnal.mk

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More