Lefkov për Fërçkovskin: Secili duhet të thirret në përgjegjësi për atë se si e ka kryer funksionin

nga Xh M

Shkup, 7 korrik – Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Mile Lefkov në konferencën e sotme për shtyp, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve lidhur me thirrjen e ambasadorit të Maqedonisë së Veriut në Kombet e Bashkuara, Lubomir Fërçkovski në konsultime në MPJ, potencoi se secili duhet të thirret në përgjegjësi pë atë se si e ka kryer detyrën e tij, pa dallim për cilin njeri bëhet fjalë ose në çfarë funksioni ka qenë.

Lefkov tha se Fërçkovski është “fytyra e shëmtuar e sundimit të pushtetit paraprak të LSDM-së dhe BDI-së”.

“Prej asaj që kemi mundur në opinion ta shohim, shohim se si ambasador i Maqedonisë i ka gëzuar të mirat që ia sigurioi Zoran Zaevi me emërimin, e në të njëjtën kohë nuk ka dhënë llogari se si janë harxhuar paratë e popullit, respektivisht paratë janë harxhuar në mënyrë të panjohur”, tha Lefkov.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More