Shkup, 30 korrik – Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot seanca do të mbajnë Komisioni për financim dhe buxhet dhe Komisioni juridik-ligjvënës.
Në seancën e Komisionit për Financim dhe Buxhet vazhdon për të dytën ditë debati i amendamenteve për ribalancin e Buxhetit. Dje, në ditën e parë të debatit të amendamenteve, nuk u pranua amendamenti i dorëzuar nga LSDM, me të cilin kërkohej 200 milionë euro për rritjen e pagave dhe kompensimeve në përputhje me obligimet e rregulloreve ligjore dhe marrëveshjeve kolektive të nënshkruara.
Në propozim ribalancin e Buxhetit janë dorëzuar gjithsej 58 amendamente, ndërsa debati zgjat gjashtë ditë.
Në seancën e Komisionit jiridik-ligjvënës deputetët do të diskutojnë për Propozim-ndryshimet e Ligjit për mbrojtje shëndetësore, në lexim të dytë.