“Nga Struga deri në Sopot”, Ademi: Nga shtatori BDI do të dalë ne terren me të gjitha kapacitetet

nga D V

Shkup, 8 gusht – Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi për TV21 deklaroi se dje në mbledhjen e Kryesisë së BDI-së është diskutuar për draft-propozimin e Paul William, për siç thonë nga BDI, mbrojtjen e legjitimitetit dhe majorizimit. Ademi thotë se me 13 gusht BDI do të ketë manifestim qendror, ndërsa nga shtatorit, do të dalë në terren.

“Drafti u shqyrtua, u analizuan dhe u komentuan propozim-idetë e draftit. Po i bëjmë konsultat finale dhe komentet lidhur me propozimi. Kemi vendos që më 13 gusht të mbajmë manifestimin qendror. Kemi shqyrtuar draftin e parë të platformës mbi legjitimitetin te përgatitur nga Paul Williams dhe “PILPG”, si dhe ide të tjera nga ekspertë vendorë dhe anëtarët e Kryesisë Qendrore. Debati mbi këtë çështje kaq te rëndësishme vijon për arsye të seriozitetit të rregullimit të çështjes së legjitimitetit. Gjithashtu u vendos që nga shtatori, BDI me të gjitha kapacitetet e veta të dalë në terren, që nga Struga deri në Sopot”, tha për TV21 Arbër Ademi, nënkryetar i BDI-së

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More