Shkolla “Naum Ohrisdski” në Bullaçan bëhet me sallë të re sportive me mbi 50 vjet

nga D V

Shkup, 8 gusht – Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska dhe kryetari i Komunës së Gazi Babës, Boban Stefkovski, sot kanë vizituar Shkollën Fillore „Naum Ohridski” në f.Bullaçan, ku po ndërtohet  sallë e re sportive. Bëhet fjalë për  investim të komunës në vlerë prej 26 milionë denarë, i cili aktualisht është gjysmë i realizuar, gjegjësisht është ndërtuar karabina me sipërfaqe prej 543 metrash katrorë dhe po intensifikohen aktivitetet me qëllim që të rinjtë e këtij vendbanimi të bëhen  sa më shpejt me objekt bashkëkohorë  për arsim  fizik, sport dhe rekreacion.

„Atë  që Qeveria e kaluar dhe kryetari i Komunës së Gazi Babës nuk e realizuan, as nuk e panë nevojën për të investuar këtu, edhe pse brezat e rinj, për fat të keq, nuk kishin objekt ku të mund të realizonin orët e arsimit fizik, të luanin sport dhe të argëtoheshin, e zgjidh kryetari aktual dhe vetëqeverisja lokale. I përgëzoj komunën dhe qytetarët dhe i uroj edhe më shumë dhe investime edhe më të mëdha në të ardhmen”, theksoi Janevska

Kryetari Stefkovski theksoi se komuna seriozisht i përkushtohet të rinjve, duke investuar vazhdimisht në kushte më të mira mësimore. Siç informoi ai, salla sportive në shkollën në Bullaçan do të jetë plotësisht gati deri në fund të vitit, ndërsa në të ardhmen janë planifikuar një sërë investimesh të tjera, me të cilat çdo nxënës  do të ketë kushte të barabarta dhe cilësore për arsimim. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More