Deri në fund të javës do të paguhen mjetet nga llogaritë e skanuara fiskale

nga Xh M

Shkup, 26 gusht – Deri në fund të javës pritet që të përfundoj pagesa e mjeteve nga llogaritë fiskale të skanuara për periudhën prill – qershor, kumton Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP).

“Drejtoria e të Ardhurave Publike ka përgatitur urdhërpagesë për afër 450 mijë qytetarë, ndërsa sot shumicës prej tyre tashmë u janë paguar mjetet. Pagesa vijon edhe në ditët në vijim nga kjo javë deri në realizimin e plotë për qytetarët që kanë hyrje në llogarinë e transaksionit në vetë aplikacionin”, thonë nga DAP-i.

Ata apelojnë deri te qytetarët të cilët kanë të dhëna të gabuara në llogari të transaksionit ose nuk kanë fare të dhëna të llogarisë së transaksionit, të fusin saktë llogarinë e tyre të transaksionit që t’u kthehet TVSH-ja.

Pagesa e mjeteve realizohet pas miratimit të ribalancit të Buxhetit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More