Çipa: Hapja e negociatave me BE, moment i ri për Shqipërinë

nga Xh M

Analisti Aleksandër Çipa deklaroi se hapja e negociatave me BE është një moment i ri për Shqipërinë dhe sipas tij, në raport dhe me vendet e tjera, Shqipëria duket e avantazhuar në këtë proces.

Ai deklaroi në studion e emisionit “3D” të Alban Dudushit në RTSH1 nën moderimin e gazetares Sonila Agostini, se ajo që është më e rëndësishme sot, por dhe nesër, për Shqipërinë është pjesë e atyre tre vendeve që përafrohen në fazën praktike të procesit të integrimit.

“Ajo që mund të konsiderohet një konsistencë e këtij samiti është raporti gjerman ndaj Ballkanit Perëndimor dhe procesin që përfshinë integrimin e tyre në BE”.

Shqipëria në këtë pikë mendon Çipa, është në një pikë avantazhuese, gjë që do të varet nga serioziteti i administratës sonë dhe nga vektori politik në mënyrë të veçantë.

Uroj që diplomacia të jetë në një nivel të lartë dhe të ‘përballet’ me burokracitë e BE-së.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More