AUV me kontrolle në shtëpitë e pleqve, 14 nuk kanë qenë fare të regjistruara

nga D V

Shkup, 1 nëntor –  Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë njofton e nga data 29 deri më 31 tetor, shërbimet inspektuese të tyre kanë kryer kontrolle të jashtëzakonshme në 41 shtëpi të të moshuarve në vend.

Siç thonë prej atje, me kontrollet u konstatua se 14 prej tyre nuk ishin fare të regjistruar si operatorë ushqimor në AUV.

“Janë dhënë 16 vendime me urdhër për heqjen e mospërputhjeve të konstatuara, nga të cilat 4 operatorë kanë pasur kërkesa të pamjaftueshme higjienike, ndërsa 3 operatorë janë konstatuar se nuk kanë kryer kontroll të detyrueshëm shëndetësor”.

“Në 5 operatorë u sekuestruan 40 kilogramë ushqime të pasigurta dhe u asgjësuan pa dëm”, thuhet në njoftim.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More