Aksident i rëndë në autostradën Tetovë-Shkup, dy persona të lënduar rëndë

nga Xh M

Tetovë, 10 nëntor – Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në autostradën Tetovë-Shkup, në hyrje të fshatit Zhelinë. Dy automjete me targa të Tetovës janë përfshirë në përplasjen, e cila ka shkaktuar lëndime të rënda për dy persona, të cilët janë transportuar menjëherë në Spitalin Klinik të Tetovës për trajtim mjekësor.

Për shkak të aksidentit, njëra korsi e autostradës është bllokuar, ndërkohë që policia ka orientuar trafikun në korsinë tjetër. Autoritetet e rendit janë në vendngjarje dhe po kryejnë hetimet e nevojshme për të sqaruar shkaqet e aksidentit. Për momentin, pritet mbërritja e prokurorit për të vazhduar hetimet.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More