Kurti: Buxheti për vitin 2025, buxhet për familje

nga D V

Në Kuvendin e Kosovës ka nisur shqyrtimi i parë i Projektligjit për Buxhetin e Kosovës për vitin 2025.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë para deputetëve se buxheti për vitin 2025 është rritur për rreth 9% më i lartë se viti i kaluar.

“Kam nderin të bëhem kryeministri i parë që prezanton buxhetin e katërt për ta shënuar kështu edhe qeverinë e parë që e qon mandatin deri në fund. Buxheti për vitin është projektuar të jetë 3.6 miliardë euro. 9% më i lartë se i vitit 2024. Ky buxhet për vitin 2025, është buxhet për familje. Asnjë qeveri nuk ka mbështetur si ne familjet”, tha ai.

Tutje, kryeministri u shpreh se “Kaluam shumë sfida globale dhe të brendshme, por për dallim nga të tjetër u siguruam që buxheti të orientohet aty ku kthimi ishte më i lartë”.

“Jemi qeveria me numrin më të madh të personave të punësuar. Edhe pse u ballafaquam me kriza globale, në qeverisjet e kaluara edhe kriza e jashtme e ndikonte rritjen ekonomike”, potencoi ai

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More