Mblidhet grupi i PS-së, në fokus buxheti i vitit 2025

nga D V

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste zhvilloi sot mbledhjen e  radhës, ku diskutoi mbi axhendën parlamentare të javës në vijim.

Gjatë këtij takimi u diskutuan çështje të rëndësishme që lidhen me angazhimin dhe pjesëmarrjen aktive të deputetëve në komisionet parlamentare dhe seancat e ardhshme plenare.

Fokusi kryesor i diskutimeve u vendos mbi rëndësinë e procesit të miratimit të buxhetit të shtetit për vitin 2025, me qëllim që çdo aspekt i buxhetit të vlerësohet dhe miratohet në kohë dhe në përputhje të plotë me pritshmëritë dhe nevojat e qytetarëve.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More