Japonia dhe Maqedonia e Veriut nënshkruan Memorandum për bashkëpunim kulturor që do të mundësojë njohje më të afërt të dy kulturave

nga D V

Shkup, 26 nëntor – Maqedonia e Veriut dhe Japonia sot në Shkup nënshkruan Memorandum për bashkëpunim kulturor i cili është dokumenti i parë bilateral në këtë sferë ndërmjet dy vendeve. Nënshkrimi i dokumentit që duhet të mundësojë njohje më të afërt të dy kulturave është firmosur nga ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov dhe komisari për marrëdhënie kulturore të Japonisë, Shuniçi Tokura.

“Për ne kjo vizitë është historike sepse të gjitha angazhimet tona për thellimin e marrëdhënieve të ngushta dhe miqësore me Japoninë, në këtë vit kur po festohet 30-vjetori i vendosjes së marrëdhënieve bilaterale, konkretizohen me nënshkrimin e Memorandumit për bashkëpunim kulturor i cili është dokumenti i parë bilateral në këtë sferë mes dy shteteve. Presim komunikim të drejtpërdrejtë dhe të frytshëm që do të mundësojë vizita reciproke të ansambleve dhe artistëve nga veprimtaritë muzikore-skenike, teatri, filmi dhe veprimtaria audiovizive, bashkëpunimi mes muzeve, galerive dhe qendrave të artit, shkëmbimi i përvojave në fushën e mbrojtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore etj”, ka thënë ministri Lutkov.

Ndërkohë, komisari për marrëdhënie kulturore të Japonisë thekson se nënshkrimi i Memorandumit në vit që shënon tre dekada të vendosjes së marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve do të paraqesë nxitje të madhe për zhvillimin e bashkëpunimit bilateral që përfshin të gjitha sferat e kulturës dhe artit. Tokura i cili me profesion është kompozitor, tha se është i lumtur që gjatë këtyre dy ditëve do të mund të takojë artistë maqedonas dhe të mësojë më shumë për kulturën maqedonase.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More