Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi mes komunës së Sarajit dhe komunës së Rahovecit

nga D V

Shkup, 9 dhjetor – Kryetari i komunës së Sarajit, Ilas Veseli i shoqëruar nga një pjesë e ekipit të tij takoi kryetarin e Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ku nënshkruan memorandum për bashkëpunim ndërkomunal.

Kjo siç theksohet në kumtesën e komunës, për të aplikuar në thirrjen për projektet ndërkufitare Kosovë – Maqedoni e Veriut (CBC)  – Linja buxhetore: BGUE-B2023-15.020300-C1-NEAR DELKOS, me Referencë: EuropeAid/182814/DD/ACT/XK me projekt propozimin e përbashkët me titullin “Parandalimi i djegies së hapur të mbetjeve bujqësore dhe komunale përmes ekonomisë qarkore, ripërdorimit të mbetjeve bujqësore dhe riciklimit të mbetjeve”.

“E gjithë kjo është me synim të përbashkët për të përmirësuar jetën e qytetarëve në Komunën e Rahovecit në Republikën e Kosovës dhe Komunën e Sarajit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe për të mbrojtur mjedisin dhe stimuluar zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik”, thonë nga komuna e Sarajit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More