BDI: Dënojmë ashpër kalimin e fazës së parë të propozim-ligjit për ndryshime në arsimin e mesëm

nga D V

Shkup, 18 dhjetor –  Nga BDI thonë se dënojnë propozim- ligjin për ndryshime në arsimin e mesëm pasi kjo imponon zgjidhje monoetnike dhe cënon bashkëjetesën ndëretnike.

“Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dënon ashpër kalimin e fazës së parë të propozim-ligjit për ndryshime në arsimin e mesëm, që imponon zgjidhje monoetnike dhe cenon frymën e bashkëjetesës ndëretnike.

Ky ligj është një hap prapa dhe i papranueshëm për një shtet multietnik si Maqedonia e Veriut.

Edhe më e turpshme është sjellja e koalicionit VLEN.

Duke mos votuar, ata heshtën dhe praktikisht dhanë mbështetje për këtë ligj.

Midis frikës nga zemërimi i popullit që aq shumë e kanë nënçmuar dhe frikës nga patronët e tyre të VMRO-DPMNE-së, ata mbetën të paralizuar.

BDI mbështet veprimet e Frontit për të bllokuar këtë ligj.

Shqiptarët nuk mund të pranojnë vendime që i anashkalojnë ata.

Zgjidhja duhet të jetë gjithëpërfshirëse dhe e drejtë për të gjithë” – thuhet në kumtesën e BDI-së.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More