Humb jetën mjeku i QSUT në Tiranë që u plagos mbrëmë në aksident

nga D V

Nuk ka mundur dot t’i shpëtojë plagëve të marra nga aksidenti mjeku specializant në Qendën Studentore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, Vanion Cinari.

Mjeku 40-vjeçar mbeti i plagosur rëndë gjatë aksidentit pas plagëve të marra në kokë dhe u dërgua me urgjencë në spital. Pavarësisht përpjekjeve të kolegëve të tij, mjeku nuk mbijetoi dot, sipas gazetares së Top Channel, Alma Demiraj.

Aksidenti ku u përfshinë tre automjete ndodhi mbrëmjen e djeshme në rrethrrotullimin e Saukut në Tiranë.

Nga aksidenti mbeti i plagosur ka mbetur edhe një 32-vjeçare Alba Shehaj, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet se parakalimi i gabuar i një drejtuesi solli përfshirjen e tre automjeteve në aksident me pasoja fatale.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More