Përmbyset një kamion, mbyllet autostrada nga Demir Kapia në Smokvicë

nga Xh M

Demir Kapi, 12 janar – Një kamion i cili ka rrëshqitur dhe më pas është përmbysur në autostradën “Miqësia”, në segmentin rrugor Demir Kapi deri në Smokvicë, tërësisht ka vënë në ndërprerje qarkullimin në këtë drejtim rrugor nga ora 15:50, ndërsa automjetet rikahëzohen në rrugën e vjetër.

Lajmin për Agjencionin Informativ të Lajmeve e ka konfirmuar Viktor Pallaskarov, shef i Seksionit Gjevgjeli pranë NP “Rrugët e Maqedonisë”.

Sipas tij, qarkullimi është në ndërprerje tek vendi Javoricë në afërsi të tuneleve në Demir Kapi dhe organet kompetente janë duke ndërmarrë masa për largimin e kamionit të përmbysur, ndërsa deri atëherë qarkullimi do të zhvillohet në rrugën e vjetër.

Ndryshe, komunikacioni në këtë drejtim rrugor në drejtim të kundërt nga Smokvica në Demir Kapi zhvillohet pa probleme në kushte dimërore, ndërsa NP “Rrugët e Maqedonisë” me gjithë makinerinë dhe fuqinë punëtore është përfshirë në pastrimin e rrugëve në këtë pjesë të vendit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More