Bastisje në komunën e Koçanit, po merren dokumentacione lidhur me diskotekën “Puls”

nga D. V.

Shkup, 18 mars – Për momentin në ndërtesën e Komunës së Koçanit kanë hyrë përfaqësues nga institucionet përkatëse,
të cilët duhet të marrin dokumentacionin e nevojshëm në lidhje me kompetencat e administratës komunale për lejet dhe funksionimin e disko-klubit “Pulse”.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme e konfirmojnë informacionin, por nga Prokuroria deri tani nuk ka informacion zyrtar nëse prokurorë të tyre kanë hyrë në ndërtesën e komunës.

Në diskotekën “Pulse” në Koçan, herët në mëngjes të dielën, nga një zjarr humbën jetën 59 persona, ndërsa mbi 150 të tjerë u lënduan. Ndër viktimat janë edhe anëtarë të bendit “DNK” që po performonte atë mbrëmje.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More