Arrestohet shoferi i cili përplasi një çiklist në Shkup

nga Xh M

Shoferi i cili sot e përplasi një çiklist nga Shkupi, është privuar nga liria, kumtoi sot pasdite MPB.

“Nëpunës policorë nga SPB Shkup sot e privuan nga liria B.XH. (51) nga Shkupi sepse sot rreth orës 11:40 në rr. “Llazar Liçenovski” në Shkup me automjetin ‘tojota’ me targa bullgare e përplasi një biçikletë të modifikuar me tre rrota drejtuar nga R.U. (37) nga Shkupi”, qëndron në kumtesën e MPB-së.

Nga atje shtojnë se i lënduari është dërguar në SPQ “8 Shtatori”, ndërsa B.XH. është privuar nga liria, përkohësisht i është marrë automjeti, ndërsa kundër tij, pas dokumentimit të rastit, do të parashtrohet padi adekuate.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More