Ndërtimi i portit të ri në Porto Romano, Balluku: Përfundon faza e parakualifikimit, përzgjidhen 2 konsorciume

nga Xh M

Ka përfunduar faza e parakualifikimit për projektin e ndërtimit të portit të ri në zonën e Porto Romanos në Durrës. Komisioni i Vlerësimit, i udhëhequr nga konsulenti ndërkombëtar Royal HaskoningDHV, kualifikoi 2 konsorciume ndërkombëtare, me eksperiencë dhe të njohur në fushën e ndërtimit të porteve.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku njoftoi se në garë u paraqitën 5 konsorciume të njohur. Van Oord Dredging and Marine contractors b.v. & Besix S.A, dhe Archirodon Construction (overseas) Company Limited- Deme Dredging NV- Societa Italiana Dragaggi s.p.a janë dy konsorciumet e kualifikuara, të cilat dorëzimit të dokumentacionit fizik do të paraqesin ofertat ekonomike.

“Ndërtimi i Portit të ri në Porto Romano në rrugë të mbarë, përfundon faza e parakualifikimit. 5 konsorciume ndërkombëtare morën pjesë në një garë të hapur dhe transparente. Komisioni, i udhëhequr nga konsulenti ndërkombëtar Royal HaskoningDHV, kualifikoi 2 konsorciume, të cilët pas dorëzimit të dokumentacionit fizik do të paraqesin ofertat ekonomike. Shqipëria do të ketë një port model, një HUB në Mesdhe, i cili do t’i shërbejë të gjithë rajonit”, shkruan Balluku.

Ndërtimi i Portit të Integruar në Porto Romano është një nga projektet më të rëndësishme strategjike të Qeverisë Shqiptare dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, i cili do ta kthejë Durrësin dhe Shqipërinë në një hub të Mesdheut, duke i shërbyer jo vetëm vendit, por edhe të gjithë rajonit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More