Dibra nesër gjashtë orë pa ujë

nga Xh M

Dibër, 14 prill – Në Dibër, nesër në periudhën nga ora 09 deri në 15, do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë për shkak të kryerjes së punimeve në rezervuarin e qytetit, me qëllim të përmirësimit të sistemit të furnizimit me ujë, publikoi Ndërmarrja Publike Komunale “Standard” e cila ekonomizon me ujësjellësin Rosoki-Dibër.

Drejtori i NKP “Standard” Burim Kaba, sqaroi se bëhet fjalë për ndërhyrje në valvulën kryesore në rezervuarin e qytetit ndërsa në të njëjtën kohë dhe pastrimit të tij të përgjithshëm, aktivitet të cilin e kryejnë një herë në vit, për të cilin kërkon mirëkuptim nga shfrytëzuesit.

Ai shton se ndërprerja do të jetë vetëm në qytet, ndërsa në pjesët tjera të populluara, fshatrat Rajçicë dhe Kosovrast i Poshtëm, ku janë edhe lokalitetet e banjave, furnizimi me ujë do të jetë normal.

Në qytet janë mbi katër mijë shfrytëzues, persona fizik dhe juridik, nga gjithsej pesë mijë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More