Arrestohet një person në Novobërdë, në veturë i gjetën një pistoletë dhe një sasi të substancës narkotike

nga D. V.

Pasi Policia e Kosovës ndaluan për kontroll një automjet në Novobërdë, të cilën e drejtonte personi me inicialet G.N, gjetën një armë zjarri e llojit Beretta së bashku me një karikator dhe një sasi e substancës narkotike e llojit marihuanë.

Policia e Kosovës bën të ditur se me urdhër të Prokurorit të Shtetit ndaj të dyshuarit do të ngritët kallëzim penal për veprat penale.

“Me urdhër të Prokurorit të Shtetit ndaj të dyshuarit do të ngritët kallëzim penal për veprat penale ‘Mbajtja në pronësi ,kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve’ dhe ’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge’, rast i cili do të procedohet në Prokurorinë Themelore në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More