Mustafa i LDK-së: E kuptoi e gjithë Kosova se LVV nuk i ka 61 vota

nga D. V.

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa tha sot se nga seanca e së martës u kuptua se Lëvizja Vetëvendosje i ka vetëm 52 vota, e që nuk mjaftojnë siç tha ai as për aprovimin e një raporti 1 faqe, lere më të aprovojë kryetarin dhe kryesinë e Kuvendit.

Mustafa në një postim në Facebook shkruan se LVV nuk i ka 61 vota.

“52 nuk janë 61. Mbi të gjitha dje kuptoi gjithë Kosova se VV i ka vetëm 52 vota që s’mjaftojnë as për aprovimin e një raporti 1 faqe, lere më të aprovojë kryetarin dhe kryesinë e Kuvendit, e aq më pak kryeministrin dhe ministrat e Qeverisë.

52 nuk janë 61”, shkruan ai.

Ndryshe, të martën dështoi seanca konstituive pasi nuk u votua raporti i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve të deputetëve.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More