Durmishi paralajmëron tregtarët: Mos abuzoni, përndryshe rikthejmë masat!

nga D. V.

Shkup, 8 maj – Ministri Besar Durmishi në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se falë politikave të kujdesshme, inflacioni për muajin prill është zero dhe çmimet e ushqimeve qëndrojnë stabile. Ai tha se përkundër mbarimit të disa masave, tregu mbetet i qëndrueshëm.

“Qytetarët nuk kanë ndjerë goditje në xhep, falë reagimit tonë të menjëhershëm”, theksoi ministri. Ai bëri të ditur se çmimet janë ulur në krahasim me fundin e vitit të kaluar dhe se masat e vendosura kanë funksionuar me efikasitet.

Megjithatë, Ministria është e gatshme të ndërhyjë sërish nëse ndokush spekulon me çmimet, do të ketë masa të reja dhe më të ashpra, përfundoi Durmishi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More