Mot i ndryshueshëm me vranësira me reshje të kohëpaskohshme të shiut

nga D. V.

Shkup, 14 prill – Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, në pjesët perëndimore të shtetit me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor dhe juglindor.

Temperatura minimale do të lëvizë në interval prej 3 deri 8, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 14 deri 20 gradë.

Në Shkup moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me periudha dielli. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të bie deri në 6, ndërsa ajo maksimale do të arrijë 18 gradë.

Sipas parashikimit të DPHM, prej sot vijon periudhë e motit të ndryshueshëm me vranësira dhe i paqëndrueshëm me reshje të përkohshme lokale të shiut.

“Në disa vende do të ketë kushte për paraqitje të bubullimave. Do të fryjë erë mesatare, përkohësisht e fuqishme jugore, informon Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More