A mund të pritet bllokadë e re nga Greqia? Mariçiq paralajmëron qeverinë e re

nga Xh M

Shkup, 13 qershor – Maqedonia ende ka gjasa që të dalë nga situata në të cilën u gjend pas disa deklaratave të presidentes së re Gordana Siljanovska Davkova dhe mandatarit Hristijan Mickoski për përdorimin e emrit kushtetues pas çka nga pala greke erdhën paralajmërime serioze. Zv/kryeministri në largim Bojan Mariçiq në Daily Click në TV21 tha se duhet pasur kujdes në marrëdhëniet me Greqinë dhe me respektimin e Marrëveshjes së Prespës sepse ajo ka ndikim të fuqishëm në BE. Mund të na ndodhë bllokadë të re nga Greqia nëse Maqedonia nuk e përdor emrin kushtetuese, tha Mariçiq.

“Nëse qeveria jonë, përkatësisht qeveria e re fillon dhe vazhdon që të mos e përdor emrin kushtetues duke e bërë këtë temë kryesore në çdo mbledhje ndërkombëtare ku Greqia nuk do ta lëshojë mundësinë prej kësaj të bëjë poentë, një pjesë e madhe e shteteve mund të solidarizohen me Greqinë dhe presioni të jetë ndaj nesh dhe shumë shpejt të gjendemi para një bllokade të re nga ana e Greqisë që nuk do të jetë në interesin tonë”, tha Bojan Mariçiq .

Këto ditë edhe presidentët e SHBA-ve dhe Francës, Xho Bajden dhe Emanuel Makron dërguan mesazh deri te qeveria e re që t’i respektojë marrëveshjet ndërkombëtare. Mandatari Hristijan Mickoski në deklaratën e djeshme tha se marrëveshjet janë rrugë në dy drejtime përkatësisht ato duhet të respektohen nga të dyja palët.

“Në të njëjtën kohë, pres që nënshkruesi i dytë, që është fqinji ynë jugor, t’i respektojë ato. Ne kemi krijuar një dokument se sa është zbatuar nga ana jonë, sa është zbatuar nga pala greke dhe planifikojmë t’ia prezantojmë atë kujtdo që është kureshtar të dijë se sa e respektojnë të dyja palët marrëveshjen ndërkombëtare dypalëshe”, deklaroi Mickoski.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More