Ahmeti ngushëllon familjarët e tre fëmijëve që humbën jetën në tragjedinë e Jabllanicës

nga Xh M

Shkup, 3 shkurt – Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka shprehur ngushëllime deri tek familjarët e tre fëmijëve që humbën jetën në tragjedinë e Jabllanicës.

Mesazhi i plotë:

Me dhimbje dhe pikëllim të thellë, shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për familjet Rama, Morina dhe Mehmetaj, të cilat humbën tre fëmijët e tyre në tragjedinë e Jabllanicës.

Në këto momente të vështira, jemi me mendje dhe zemër pranë familjeve që po përballen me këtë humbje të madhe, duke ndarë dhembjen e tyre të thellë.

Zoti ju dhëntë forcë dhe kurajë për ta përballuar këtë dhimbje të rëndë. Lutemi për shpirtin e të ndjerëve dhe për paqen në zemrat tuaja.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More