Pas aksidenteve vdekjeprurëse/ Të premten në Kuvend fillon debati publik për ndryshimet ligjore për sigurinë në komunikacion

nga Xh M

Shkup, 3 shkurt – Anëtarët e Komisionit Parlamentar për Sistemin Politik dhe Marrëdhëniet ndërmjet Komuniteteve, me 11 vota “për”, votuan sot mbajtjen e debatit publik të premten në Kuvend me temën “Analiza dhe përcaktimi i nevojës për ndryshimin e rregulloreve ligjore, me qëllim të forcimit të sigurisë në trafik”.

Këtë vendim e kanë përkrahur deputetët e VMRO-DPMNE-së, VLEN-it, ZNAM-it, Levicës dhe “Frontit Evropian”. Në seancën e Komisionit nuk mori pjesë asnjë deputet i LSDM-së.

Koordinatori i Grupit Parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Miceski, theksoi se siguria e qytetarëve duhet të jetë prioritet i të gjithëve dhe se, siç tha, nënkuptohen ndryshime të ligjeve që do të sigurojnë mbrojtje, parandalim dhe reagim efikas institucional.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More