Aksident i rëndë në Malishevë, dy të vdekur dhe dy të lënduar

nga L. M

Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Astrazup të Malishevës, ku si pasojë kanë vdekur dy persona dhe janë lënduar dy të tjerë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Bytyqi tha se Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor, në koordinim me prokurorin e shtetit, janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për të zbardhur rrethanat që kanë dërguar deri te ky aksident.

“Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe ekipi i ndihmës së shpejtë, ku nga personeli mjekësor është konstatuar vdekja e dy personave të rritur (një femër dhe një mashkull), ndërsa dy persona të tjerë janë dërguar për trajtim mjekësor. Në konsultim me Prokurorin e Shtetit, trupat e viktimave dërgohen  për ekzaminim mjeko-ligjor”, ka deklaruar Elezaj.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More