Aksioni kundër fajdes dhe shpërlarjes së parave, këta janë dy të arrestuarit në Prishtinë, njëri ish-polic

nga L. M

Policia e Kosovës ka kryer sot një aksion në Prishtinë kundër fajdes dhe shpërlarjes së parave, që ka përfunduar me arrestimin e dy personave.

Të arrestuarit janë ish-polici Bekim Mehmeti dhe Qendrim Marevci, sipas reporterit.

Ata dyshohen për përfshirje në disa vepra penale, si “fajde”, “shpëlarje e parave”, “kanosje”, “falsifikim dokumentesh” dhe “mashtrim”.

Rasti, ka të bëjë me uzurpimin shkaku i fajdes së një objekti në lagjen Pejton të Prishtinës.

Arrestimet u kryen pas veprimeve hetimore të zhvilluara me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

“Me autorizim të kësaj prokurorie dhe vendim të Gjykatës Themelore në Prishtinë, në aksionin e sotëm janë realizuar kontrolle në katër lokacione të ndryshme – përfshirë shtëpi, banesa, biznese dhe objekte përcjellëse – që lidhen me të dyshuarit.

Gjatë bastisjeve, hetuesit kanë sekuestruar prova materiale të cilat pritet të përdoren në procedurat penale kundër të arrestuarve. Pas intervistimit në prani të avokatëve mbrojtës, Prokuroria Speciale ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarve për 48 orë”, ka konfirmuar Policia.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More