Aliu: Siljanovska betimin në formë të shkruar e firmosi me tekst, ”Maqedonia e Veriut”

nga Redaksia

Shkup, 12 maj – Analisti politik, Qenan Aliu ka komentuar ngjarjen e presidentes së re, Gordana Siljanovska-Davkova, e cila në inaugurimin e saj nuk përdori emrin e ri kushtetues, Maqedonia e Veriut.

Sipas tij, ajo gjatë betimin nuk e tha emrin e ri kushtetues “Maqedonia e Veriut”,por në formë të shkruar e ka firmosur me tekst “Maqedonia e Veriut, përcjell Zhurnal.mk.

“Presidentja e sapozgjedhur Gordana Siljanovska shfrytëzon mundësinë që lejon ,Marrëveshja e Prespës, duke theksuar gjatë të folurit brenda vetëm, Makedonija, ndofta për ka bindja personale ndofta për politikë ditore.
Por Siljanovska BETIMIN në formë të shkruar e firmosi me tekst ,SEVERNA MAKEDONIJA,.”

Shtrohet pyetja se çka në të vërtetë nuk respektoi presidentja e sapozgjedhur dhe pse ambasadorja e Greqisë me instruksione nga ministria e jashtme ka lëshuar galerinë në kuvend. Duhet pritur se si do të jenë reagimet në ditët që vijojnë.

Ndërkaq, paraqitja e saj në para kuvendit në cilësi të presidentes ishte hera e parë. Por DAVKOVA ka nevojë të çlirohet sa më shpejt që është e mundur nga velloja e profesoreshës për të reflektuar se jo gjithherë je duke ligjëruar para studentëve. Pati lëshimin e parë që në paraqitjen e parë performoi pa fjalim të shkruar. Mbase, thuhet se është nominuar si PROFESORESHA MË INSPIRATIVE por kjo nuk don të thotë se mund të jetë edhe Presidente inspirative.

Duhet të presim për të parë se Davkova duhet të reflektojë e reteroj në disa dimensione.”, ka shkruar Aliu

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More