Ambasadorët e rin në Francë dhe Kroaci do t’i prezantojnë platformat për aktivitetet e tyre diplomatike

nga D. V.

Shkup, 15 korrik – Në seancën e Komisionit për Politikë të Jashtme dhe Tregti të Jashtme, sot do t’i prezantojnë platformat e tyre për aktivitetet diplomatike, ambasadorët e jashtëzakonshëm dhe të autorizuar të vendit në Republikën e Francës, Igor Nikollov dhe në Republikën e Kroacisë, Dragan Gjurqevski.

Para anëtarëve të Komisionit për Politikë të Jashtme dhe Tregti të Jashtme janë edhe Propozim ligji për ratifikimin e Marrëveshjes për Programin e Evropës Qendrore për shkëmbim të studimeve universitare (CEEPUS IV), propozim ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për qasje deri te arsimi i larë dhe pranimin e studimeve në Ballkanin Perëndimor dhe Propozim ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për bashkëpunim strategjik mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Hungarisë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More