Arben Dumani është shef i ri i SPB -Dibër

nga Xh M

Dibër, 20 tetor – Shef i ri i Departamentit të Punëve të Brendshme në Dibër është emëruar Arben Dumani, jurist i diplomuar i cili në MPB është që nga viti 2002, duke treguar sukses dhe profesionalizëm në kryerjen e detyrave të caktuara.

“Jam i nderuar që ministri Pançe Toshkovski ma besoi këtë pozitë të rëndësishme, por edhe shumë të përgjegjshme. Garantoj se së bashku me kolegët e mi do të jemi në shërbim të qytetarëve, me punë të ndershme dhe të përkushtuar dhe respektim të ligjeve”, ka thënë Dumani për MIA-n.

Ai në këtë funksion ka qenë edhe në periudhën 2020- 2021.

Në angazhimin e tij të deritashëm, ndër të tjera ka qenë zëvendëskomandant në Stacionin policor me përgjegjësi të përgjithshme në Dibër, komandant i departamentit të policisë për siguri në komunikacionin rrugor, udhëheqës i zonës së sigurisë.

Dumani zëvendëson Argëtim Vojnikën i cili në këtë detyrë ka qenë që nga qershori i vitit 2021.

Sektori për Punë të Brendshme në Dibër me aktivitetin e saj mbulon edhe komunën e Qendër Zhupë. Komandant i Stacionit të policisë me kompetenca të përgjithshme është Dritan Bakali.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More