Arrest shtëpiak për dy të dyshuar nga DAP, në hetimin e ri për “Pulse”

nga Xh M

Shkup, 21 nëntor – Gjykatësi i procedurës paraprake i Gjykatës Themelore në Koçan ka caktuar arrest shtëpiak për dy kontrollorë tatimorë të DAP-it në Shtip, të përfshirë në hetimin e lidhur me klubin “Pulse”. Për edhe gjashtë të dyshuar janë shqiptuar masa kujdesi, ndërsa një person ka marrë kufizime shtesë.

Sipas Prokurorisë, kontrollorët e kanë keqpërdorur pozitën zyrtare duke zbuluar informacione për kontrolle të pa paralajmëruara, për çka dyshohen për marrje ryshfeti. Personi përgjegjës nga “Pulse” ngarkohet për dhënie ryshfeti. Shtatë inspektorë tatimorë nga Shtipi dhe Strumica dyshohen se kanë mundësuar që objektet “Pulse” dhe “MMMM Café” të shmangnin kontrollin fiskal. Pronari i “Pulse”, i cili tashmë ndodhet në paraburgim, dyshohet edhe për falsifikim dokumentesh, ndërsa një inspektore e Inspektoratit të Tregut – për dhënie të sekretit zyrtar.

Nga Prokuroria thonë se Prokuroria Themelore Publike në Koçan ka pranuar vendimin për caktimin e masës së arrestit shtëpiak për dy të dyshuarit dhe për të njëjtin do të paraqesë ankesë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More