Digjet një veturë në Prishtinë, nuk ka të lënduar

nga D V

Një veturë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së enjtes rreth orës 22:30 në parkingun nëntokësor të një objekti në rrugën “Ukshin Hoti”, në Prishtinë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 22:30, është raportuar se  në rrugën ‘Ukshin Hoti’ në Prishtinë, në parkingun nëntokësor të një objekti një veturë është përfshirë nga zjarri…”, ka thënë Borovci.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin”, ka thënë Borovci.

Sipas tij, nuk është raportuar për persona të lënduar përveç dëmeve materiale.

“Aktualisht  policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Borovci.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More