Bekim Afuzi emërohet udhëheqës në Drejtorinë e Doganës për rajonin e Kumanovës

nga Xh M

Kumanovë, 23 shtator – Bekim Afuzi emërohet udhëheqës në Drejtorinë e Doganës për rajonin e Kumanovës. Ai është profesionist dhe i punësuar gjatë kohë në Doganën e Maqedonisë së Veriut.

“Sot pranova detyrën e re si Udhëheqës në Drejtorin e Doganës-dega Doganore Kumanovë. Më shumë se privilegjë është edhe përgjegjësi e madhe për të qenë udhëheqës në një institucion shtetëror. Jam i vetëdijshëm për përgjegjësitë dhe sfidat që i mbartë kjo pozitë. E kam bindjen e fortë se me një bashkëpunim të ngushtë me kolegët e mi, do t’i arrijmë që të kemi rezultate dhe mbi të gjitha të dalim faqebardhë ndaj obligimeve tona të përditshme!

Falënderoj liderin e Aleancës për Shqiptarët, Dr. Arben Taravari, zv Drejtorin e Doganës Garip Kabën, degën e ASH-së Likovë, dhe gjithë Koalicionin VLEN, për mbështetjen dhe besimin që e patën ndaj meje. Ky besim, për mua është detyrim dhe motivim shtesë për të vazhduar punën me përpikëshmëri dhe përgjegjësi deri në realizimin e qëllimeve tona të përbashkëta”, ka shkruar Afuzi përmes një porosie në rrjetet sociale.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More