Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha prezantoi dot nga selia blu logon e fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
“Nuk ka dhuratë më të madhe se sa kjo. Në të gjitha librat, përshkruhet si më i miri, si i pari. Kur fati që është sa hyjnor dhe tokësor, i ra PD-së të ketë këtë numër, entuziazmi i demokratëve dhe mbështetësve të PD-së, por në tërësi i shqiptarëve ishte dhe është jashtëzakonisht i madh. Pra ata që votojnë për Partinë Demokratike dhe Aleancën Shqipëria Madhështore votojnë 1-shin”, u shpreh Berisha.
“Nuk mohohet, të jesh 1-sh, tu përkasësh 1-shave është një nder, një privilegj, është një detyrë të qëndrosh në lartësi. Po kjo do të jetë e gjithë, por nuk po ndalem tek flamuri që ka bukurinë e tij mahnitëse. Logoja, pra çdo gjë, siç e shihni është logoja e betejës, logoja me të cilën demokratët shkojnë drejt fitores së 11 majit”, tha Berisha.
Në fjalën e tij, Berisha theksoi se “Shqipëria Madhështore është Shqipëria që ecën drejt BE e sigurt me realizimin e standardeve të vendeve anëtare”.
Berisha tha më tej se “Made in Albania, rritja e shpejtë e prodhimit të vendit, është rruga drejt Europës”.
“Shndërrimi i Shqipërisë në një epiqendër të fuqishme të prodhimit të energjisë është projekti që çel dyert e Europës. Që e bën Shqipërinë vend të rëndësishëm në fushën e energjisë. Që tërheq investitorët më të mëdhenj të fushës së energjisë”, u shpreh Berisha.