Besim Memedi emërohet sekretar shtetëror në Ministrinë e Shëndetësisë

nga Xh M

Shkup, 28 dhjetor – Besim Memedi do të jetë sekretar i ri shtetëror në Ministrinë e Shëndetësisë. Lajmi u bë i ditur nga ministri Taravari.

”Sapo kemi koordinuar aktivitetet e 2025-ës me Sekretarin e Ministrisë tonë, Besim Memedin, i cili ngjall dhe Besim”, shkruan Taravari.

Memedi njoftoi opinionin për emërimin duke faleminderuar Taravarin për besimin e dhënë.

”Të nderuar aktivistë, miq, shokë, familjarë dhe ju të dashur mërgimtarë. Nga sot jam emëruar në pozicionin e Sekretarit të Shtetit në Ministrinë e Shëndetësisë. Falënderoj kryetarin, njëkohësisht Ministrin e Shëndetësisë, Dr. Arben Taravari, për vlerësimin dhe besimin e dhënë”, shkruan
Besim Memedi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More