Celibashi: Rekomanduam 11 majin për zgjedhjet, krijon mundësi për të përgatitur procesin

nga D V

Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, pas zhvillimit të konsultimeve për datën e zgjedhjeve për presidentin Bajram Begaj tha se po shohin të gjitha mundësitë në aspekt të kohës për t’u përgatitur për zgjedhjet e ardhshme.

Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi, në një komunikim për mediat tha se po shohin të gjitha mundësitë në aspekt të kohë për të t’u përgatitur për zgjedhjet e ardhshme. Celibashi bëri me dije së KQZ ka kërkuar datën 11 maj 2025, si datë për zhvillimin e zgjedhjeve.

“Ne rekomanduam tek Presidenti i Republikës që të jetë data 11, edhe pse kjo kërkesë mund të jetë e përputhur me kërkesën e dikujt tjetër, por nuk ka lidhje. Nuk shikojmë axhendën politike, por mundësinë që kemi në aspekt të kohës për të përgatitur zgjedhjet e ardhshme”, – tha kreu i KQZ-së.

Ndërkohë ashtu siç edhe kishte paralajmëruar Partia Demokratike ka bojkotuar konsultimet me presidentin Bajram Begaj. Kreu i grupit parlamentar në PD, Gazment Bardhi i ka cilësuar si farse konsultimet me Begajn pasi sipas tij data e zgjedhjeve është caktuar nga Rama-Balla.

Kreu i shtetit vijoi konsultimet me disa prej drejtuesve të partive parlamentare ku 4 përfaqësuesit e partive të vogla i kanë propozuar datën 4 maj.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More