Dalin gjetjet fillestare, kuptohet shkaktari i zjarrit në Koçan

nga Xh M

Koçan, 16 mars – Pesë prokurorë nga Koçani, Shtipi dhe Shkupi do të hetojnë rastin e tragjedisë në diskotekën e Koçanit, ku nga zjarri humbën jetën 51 persona dhe qindra të tjerë u lënduan dhe u dërguan në spitalet e Koçanit, Shtipit dhe Shkupit.

Sipas gjetjeve fillestare, zjarri u shkaktua nga xixëllonja/spërkatës të përdorura për efekte vizuale skenike, të cilat ndezën pjesën e çatisë prej materiali të ndezshëm” trarë druri”.

Për këtë rast ka të arrestuar, mes të cilëve edhe pronari i diskotekës.

Siç informuan nga Spitali i Koçanit, personat që janë sjellë në spital për mjekim janë nga mosha 14 deri në 25 vjeç, teksa disa prej viktimave ende nuk janë identifikuar për shkak të dëmtimit të trupave nga zjarri.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More